Ligj special ndaj anëtarëve të KÇK-së, ofensivë frontale ndaj krimit të organizuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në një hark kohe jo të gjatë do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK-së (Kap ç’të kapësh) “.

Duke u ndalur tek problemi që hasin qytetarët në gjykatat e vendit gjatë aktivitetit të përjavshëm të platformës së bashkëqeverisjes, Rama tha se “nuk mund të them më shumë për momentin, por të jeni të sigurt më herët se vonë të gjithë do të shohin në praktikë jo në fjalime rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar qoftë ndaj KÇK-së”.

“Sot vazhdon të jetë e vështirë shpeshherë e pamundur të mendosh së mund të shkosh në gjykatë dhe ta zgjidhësh problemin. Pasi sot ne jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i sistemit të drejtësisë, i cili kërkon kohën e vetë dhe ndërkohë shumë nga xhakajdurët që janë në sistem dhe e dinë vetë ata që nuk e kanë kaluar filtrin e Vetingut, pra që do ti kapi fshesa janë lëshuar “Kap çfarë të të kapësh”, KÇK-së”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “KÇK është organizata me rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si organizatë grabitësish ordinerë. Për KÇK-në ne po bëhemi gati dhe sikundër e kam lajmëruar lidhur me krimin e organizuar paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën kundër krimit të organizuar në një nivel të pandodhur më parë dhe me rezultate absolutisht të garantuara”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet