Ligji Zgjedhor: asgjë nuk do të ndryshojë në zgjedhjet lokale. Biba, jemi vonë

I njëjti sistem, e njëjta teknologji, komisione të politizuara. Për zgjedhjet e qershorit nuk do të ketë asnjë ndryshim. E tha kryetari i KQZsë Denar Biba. Dhe nëse PD/PS do të bien dakord tani, për Kodin e ri zgjedhor, nuk ka kohë për të aplikuar teknologjinë e re. OSBE kishte rekomanduar që Reforma në drejtësi të përfundonte 6 muaj para fillimit të zgjedhjeve, që të kishte kohë për implementimi e infrastrukturës për Ligjin e ri zgjedhor. Zgjedhjet janë vetëm 5 muaj larg, dhe konsensusi partiak, akoma më larg.

Ligji i ri kërkon ndërhyrje në aspektin logjistik, prokurime dhe investime nga KQZ për njohjen me të. Mangësi ka dhe përbërja e Komisionit qëndror të zgjedhjeve, që po punon me pesë anëtarë pasi PD nuk ka sjellë ende emrat e rinj. Megjithë bojkotin e partive të opozitës, palët po punojnë mbi draftin e ekspertëve gjermanë. Thirrje për ta miratuar "TANI" në Parlament ketë ligj ka bërë dhe Ambasada e BEsë që i kërkon palëve të miratojnë punën shumë të mirë të Komisionit Ad hoc. Por palët ende nuk kanë vendosur duke i lënë rrugën e hapur, Kodit të vjetër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet