Ligji i ri për regjistrimin e pasurive. Manjani, do të mbrojmë blerësin

Dje mazhoranca ka miratuar me 109 vota pro projektligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Ligji i propozuar nga Ministria e drejtësisë mund të zgjidhë problematikën e shitjes në mënyrë të përsëritur të pronave. Është e zakonshme që një numër i madh objektesh të reja të ketë pronësi më shumë se një qytetar, prandaj tani e tutje çdo firmë ndërtuese duhet të regjistrojë objektin në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. "Problemi është të mbyllim njëherë e mirë çështjen e shitjes së apartamenteve apo pronave në ndërtim e sipër më shumë sesa një herë" tha dje në Parlament, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Leja për ndërtim, kur jepet nga Bashkia, rregjistrohet në zyrën vendore të rregjistrimit të pasurive dhe çdo transaksion që do të bëhet në fillim do të duhet të jetë i deklaruar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kështu blerësi i pronës është i mbrojtur gjatë proçesit, pohoi ministri dje në Parlament.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet