Ligjshmëria në energji, Tahiri: ''lufta kundër Shqipërisë informale mund të ketë sukses''

Çdo ditë kanë operuar në terren rreth 145 grupe të përbashkëta me mbi 164.000 aksione të ekipeve të përbashkëta të OSHEEsë dhe të Policisë së Shtetit

TIRANE - Ministri i brendshëm Saimir Tahiri siguron një vit pas aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike se "Ekipet e përbashkëta të punës të OSHEEsë dhe të Policisë së Shtetit kanë dëshmuar se lufta kundër Shqipërisë informale mund të ketë sukses - shtoi ai - se qytetarët e ndershëm që paguanin energjinë elektrike, mund të bëheshin bashkë siç u bënë bashkë gjatë këtij viti me OSHEEnë, me Policinë e Shtetit, duke denoncuar ata që vidhnin energjinë elektrike dhe duke krijuar kështu frontin e përbashkët kundër atyre që nuk paguanin detyrimet ndaj shtetit." Sipas të dhënave nga Ministria, çdo ditë kanë operuar në terren rreth 145 grupe të përbashkëta me mbi 164.000 aksione të ekipeve të përbashkëta të OSHEE-së dhe të Policisë së Shtetit duke evidentuar mbi 2826 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 1210 persona të arrestuar, 825 në kërkim dhe 842 në gjendje të lirë, të cilët 65 janë punonjës të OSHEEsë të identifikuar për implikim dhe veprimtari të paligjshme në favorizim të lidhjes së energjisë dhe po ashtu punonjës policie. Tahiri e cilëson "aksioni i parë që konfirmoi vetëdijen shtet-formuese të qeverisë sonë kundër Shqipërisë informale".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet