Lleshaj qetëson opinionin publik, nuk kërcënohemi

Ministri i brendshëm Sander Lleshaj qetëson qytetarët duke u shprehur se vendi është i sigurt nga sulmet e iranit. Polemikat mbi muxhahedinet u ndezën në rrjetet sociale, pas vrasjes së gjeneralit iranian, ku frika mbi ndonjë sulm të mundshëm të iranit përflitej shpesh. Siguria kombëtare nuk është në rrezik, sepse mbrohet nga marëdhëniet kontraktuale që ka vendi ynë me NATOn. I vetmi rrezik, jo për shqiptarët por komunitetin iranian, ekzistonte me krijimin e një celule terroriste në vend, çfarë u zbulua në kohë. “Qëllimi ishte për të realizuar një goditje terroriste kundër qytetarëve iranianë që ndodhen në Shqipëri. Nuk po them për vendin, por targeti ishin këta persona, opozita iraniane, qytetarët iranianë që ndodhen në Shqipëri. Shqipëria nuk i ka pranuar si opozitë politike, por si një grup që ndodhet në kushtet e rrezikut që kishin nevojë për ndihmë. Është fat i mirë që Shqipëria i ka pranuar”, tha Lleshaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet