Donald Lu, Adriatik Llalla

Luftë e hapur mes K/prokurorit dhe Ambasadorit amerikan në Tiranë

Tashmë është luftë e hapur mes Adriatik Llallës dhe Ambasadorit amerikan Donald Lu. Në një letër derguar Presidentit Nishani dhe K/parlamentarit Meta, Prokuroria e përgjithshme akuzon ambasadorin Lu se ka shantazhuar publikisht dhe privatisht deputetë për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi. Po kështu prokurori thotë se Ambasada Amerikane në Tiranë u ka revokuar vizën edhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të Prokurorisë, të cilët kanë nën hetim persona me pushtet në Shqipëri, të cilët njihen publikisht si faktorë bashkëpunues të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, z. Donald Lu. “Këta persona, të cilët gëzojnë mbështetjen e Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e segmenteve të caktuara të politikës, por që ka dyshime që janë të lidhur edhe me botën e krimit të organizuar, të cilët po tentojnë në çdo formë për të deligjitimuar, shantazhuar dhe paralizuar institucionin e Prokurorisë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet