Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi proçedohen penalisht

Kryetari i Partisë Demokratike së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi janë mes emrave të të proceduarve penalisht nga policia për shkak të protestës së organizuar ditën e djeshme nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Policia njofton se kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”: Robert Budina, Neritan Licaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqe, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Çlirim Gjata, Fatmir Mediu dhe reperi Arkimed Lusha.

Organizuan protestë të paligjshme, procedohen penalisht 9 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin e Kombit, proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit:

R. B., N. L., A. K., A. M., L. B., M. K., Ç. Gj., F. M. dhe A. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet