Uljet me 40% të numrit të azilkërkuesve shqiptarë

“Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka vlerësuar në vijimësi punën e përbashkët për uljen në 40% të numrit të azilkërkuesve shqiptarë vitin e shkuar”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë Socialiste, Rama iu përgjigj atyre që dezinformuan duke shkruar se “Presidenti Macron paska fajësuar Shqipërinë për mos heqjen e vizave për Kosovën”. Rama sqaroi fillimisht çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar se “ky është shembulli më spektakolar i faktit se askush nuk i thotë dot më Kosovës se nuk i ka përmbushur kriteret. Askush nuk i thotë jo, por sidoqoftë çështja nuk futet fare në rend të ditës për shqyrtim se të gjithë e dinë se disa qeveri në BE i friken forcave anti-europiane në vendet e tyre nëse i japin Kosovës atë që i takon”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet