Nëse zgjerimi do të lihet jashtë agjendës së Unionit, Europa do të përballet me një ''makth''

Nëse Bashkimi europian do të izolojë vendet e Ballkanit, rritja e nacionalizmit është e pashmangshme, pohoi Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për Politico, duke paralajmëruar për një "makth" me të cilin mund të përballen vendet e BEsë, nëse zgjerimi do të lihet jashtë agjendës së Unionit. “Rajoni do të kthehet në një zonë gri ku aktorë të tjerë do të jenë më influentë sesa Bashkimi Europian”, tha Rama. Sa më afër prespektiva e integrimit në BE, aq më e largët ajo e bashkimit me kosovën, por çfarë do të ndodhë nëse Unioni përjashton flukset e reja? Alternativa ndaj mbylljen së dyerve nga Bashkimi Europian është bashkimi me kosovën. “Si mund të jetë Unioni më i sigurtë nëse Ballkani "çmendet"? Si mundet që Bashkimi Europian të lejojë krijimin e një zone gri në zemër të kontinentit, ku aktorë të tjerë mund të kenë më shumë influencë se vetë BEja? Kjo është diçka e pakkuptimtë në aspektin e sigurisë”, ka vijuar Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet