Kemi shumë punë për të bërë

TIRANË - Ylli Manjani, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Drejtësisë pas dorëheqjes së Nasip Naços, është takuar mesditën e sotme me kryetarin e Kuvendit, njëkohësisht kryetar i LSIsë, Ilir Meta. Pas daljes nga takimi në mjediset e kryesisë së Kuvendit, Manjani premtoi një komunikim të vazhdueshëm me gazetarët për axhendën e ministrisë së Drejtësisë. “Jemi në një krah dhe në një axhendë agresive reformash. Jemi në mes të punëve dhe kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Manjani për gazetarët. Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dha dorëheqjen pas dy vitesh në këtë detyrë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet