Marëveshja, hiqen vizat e shërbimit diplomatik me Indonezinë. Bushati lobon dhe për kosovën

Takime të nivelit të lartë në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York

NEW YORK - Lehtësi qarkullimi me indonezinë, por vetëm diplomatët shqiptarë do të udhëtojnë atje pa viza. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati firmosi në New York, marëveshjen për heqjen e regjimit të vizave me Indonezinë, ndërsa ka lobuar dhe për njohjen e kosovës nga Indonezia. Në takimin me ministren e punëve të Jashtme të indonezisë, Retno Lestari Priansari Marsudi, Bushati diskutoi mbi zhvillimet më të fundit, intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat me interes. Ministri shqiptar kërkoi që Indonezia të njohë shtetin e pavarur të kosovës "si një realitet i pakthyeshëm dhe tashmë i konsoliduar" ndërsa në fund të bisedës të dy ministrat hodhën firmat mbi marrëveshjen e pranuar nga qeveritë e të dyja vendeve për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike e shërbimit dhe memorandumin e mirëkuptimit mes dy ministrive për konsultimet diplomatike dypalëshe.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet