Marëveshja për detin: kushtet e Ilir Metës për Ditmir Bushatin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në letrën dërguar Ministrit të jashtëm Ditmir Bushati ka vendosur shtatë kushte për të zhbllokuar negociatat më Greqinë. Në letrën dërguar ministrisë Meta “ankohet” për mangësi në dokumentacion, por edhe në përmbajtje. Presidenti ka kërkuar që të ndryshohet titulli i marrëveshjes sepse në negociata, veç shelfit kontinental dhe zonës ekskluzive Ekonomike, do të diskutohet dhe mbi kufirin shtetëror. Për këtë arsye Meta ka kërkuar që titulli të jetë “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për saktësimin e kufirit shtetëror detar dhe delimitimin e shelfit kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike”. Një tjetër kusht që kreu i shtetit ka vendosur për Bushatin është edhe zotërimi i informacionit për takimet e zhvilluara në Kretë dhe Korçë. Ai ka kërkuar nga ministri që t’i japë më shumë detaje në lidhje me çështjet që janë diskutuar gjatë takimeve. Gjithashtu, Meta ka theksuar se duhet të hartohet një analizë e brendshme tekniko-ligjore si edhe një platformë negocimi, duke përfshirë studime që nisin që nga pasuritë minerare e deri tek ato arkeologjike për këtë zonë. Në fund, Meta ka nënvizuar se Ministria e Jashtme duhet të ngrejë një grup ndërinstitucional pune, i cili duhet të ketë mandat dhe kompetenca të mirëpërcaktuara nga kryeministrit për të përgatitur platformën qeveritare për të hyrë në negocim me grekët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet