Marrëveshja e detit me Greqinë, opozita kërkon seancë degjmore me Bushatin, ja kërkesat

Opozita i ka kërkuar kryetres së Komisionit të Jashtëm për të thirrur në seancë dëgjimore ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, për të përgjigjur në lidhje me disa paqartësi për `ështjen e marrëveshjes së detit mes Shqipëërisë dhe Greqisë. Për opozitën ka një mungesë totale të transparencës nga ana e Qeverisë Shqiptare dhe përkatësisht te Ministrisë per Europen dhe Punët e Jashtme. Pyetjet që ngre opozita kanë të bëjnë me mosiformimin e plotë të institucioneve kryesore të vendit për këtë marrëveshje, a është koordinuar me presidentin për hapat e deritanishme, cili është grupi negociator. Ja pyetjet e plota që opozita i drejton ministrit të jashtëm Ditmir Bushati:

a. Përse një marrëveshje e tillë zhvillohet në një mungesë totale të infomimit të institucioneve kryesorë të vëndit, Kuvëndi i Shqipërisë, Opozita, Shoqëria Civile?

b. Tashme qe u qartesua fakti i mos pasjes akoma te Plotfuqishmerise, ne kërkojmë të dimë edhe vleresimin tuaj për këtë situate jo normale, si dhe per vlefshmerine e procedurave te ndjekura deri me tani?

c.A eshte kordinuar me Presidentin per hapat e deri tanishme dhe mbi cbaze legale jane bere ato, sidoqofte pergjigja per pjesen e pare?

d. Cili është grupi negociator, çfarë përbërje ka, cili është niveli i përfaqësimit në këtë grup i ekspertëve të fushave, i ekspertëve nga opozita dhe nga shoqëria civile, në mënyrë që ky grup të jetë i pakontestueshëm dhe të përfaqësojë në mënyrë të drejtë të gjithë interesat kombëtare?

e.Nëse është ngritur ky grup ekspertësh për të negociuar, cili është tagri që ka ky grup? Cilat zona po delimitohen dhe a duhej te përcaktoheshin me pare ato në aktin e Plotfuqishmërise së Presidentit të Republikës?

f. Nëse është arritur marrëveshja në nivel politik sikurse është deklaruar nga ana e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë, a është kjo një shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,kur ka munguar edhe Plotfuqishmëria e Presidentit?

g.Nëse marrëveshja është arritur në nivel politik - çfarë u ngelet ekspertëve të bëjnë? Thjesht çertifikimin e marrëveshjes politike në një kohë që duhet të jetë e kundërta, bëhen negociatat në nivel eksperti e më pas nënshkruhet marrëveshja politikisht?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet