Maxhoranca dhe opozita nuk bien dakord për 6 projektligjet e Reformës në drejtësi

Raportet mes opozitës dhe maxhorancës u prishën që pas votimit të Vetingut, ku deputetët e djathtë braktisën sallën. Edhe sesioni i ri ka nisur me përplasje, për shkak të përfshirjes në kalendarin e punimeve të 6 projektligjeve të paketës së Reformës në drejtësi, të parashikuara për seancën e 22 shtatorit. Ky fakt është kundërshtuar nga opozita, të cilët janë shprehur se të 6 projektligjet kërkojnë 84 vota dhe nuk mund të futen në punimet e Kuvendit me procedurë të përshpejtuar. Kalendari i punimeve për tre javët e ardhshme ka kaluar pa konsensus në konferencën e kryetarëve , çka e ka detyruar kryeparlamentarin Meta ta miratojë atë gjatë nisjes së seancës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet