Mazhoranca mbron Xhafen: ndryshuam nenin për t'iu afruar BEsë

Mazhoranca i ka diskutuar ndryshimet në Kodin e proçedurës penale, neni 491, germa f, të cilin opozita po e përdor kundër Ministrit aktual të brendshëm, në draftin e grupit të ekspertëve, një ditë përpara se Komisioni i ligjeve të fillonte diskutimin në parim të projektligjit për disa ndryshime në KPP. Kjo i është shpërndarë dhe palëve në proçes. Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi dhe Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja në një konferencë për shtyp nga salla e Komisionit të Ligjeve deklaruan se ndryshimet në KPP, janë bërë në bazë të standardeve europiane. Kuvendi i shqyrton nismat ligjore sipas rregullores, mbështet Manja. Neni 491 i Kodit të Procedurës Penale është analizuar si një ndër problemet që kërkonte zgjidhje në KPP në raport me legjislacionit tonë me atë të BE. Në dokumentin analitik është kërkuar të përshtatet me standardet e BE-së. Deputeti, ish prokuror, këto pretendime të opozitës i quan tentativë për të zhbërë Reformën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet