Mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe maqedonase mbahet të premten

Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, të premten do të mbahet mbedhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase. Kjo mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej që në vjeshtë të këtij viti, por u shty për datën 15 dhjetor 2017. Kështu dy homologët Rama dhe Zaev do të ulen në një tryezë për çështjet e përbashkëta fundjavën në Pogradec. Axhenda e mbledhjes nuk është publikuar ende, por mësohet se rruga e Arbrit do të jetë një ndër bashkëpunimet që do të marrë vëmendjen e dy qeverive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet