Mblidhet në seancën e parë Parlamenti: verifikohen mandatet e deputetëve

Parlamenti shqiptar u mblodh sot në seancën e parë, të legjislaturës së IX-të parlamentare, nën drejtimin e deputetit socialist, Besnik Bare. “Për fat të keq politika konfliktuale e klasës politike është reflektuar edhe në popull”, tha Bare i cili vlerësoi mesazhet e fuqishme që janë dhënë në këtë sallë. Bare lexoi edhe listën emërore të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Zgjedhjet politike të 25 qershorit në Shqipëri nxorën 140 deputetë, të cilët u zgjodhën me sistemin proporcional rajonal. Në zgjedhjet e 25 qershorit PS mori 74 mandate, PD mori 43 mandate, LSI mori 19 mandate, PDIU mori 3 mandate dhe PSD mori 1 mandat. Ndarja e numrit të mandateve të deputetëve për çdo zonë zgjedhore në të 12 qarqet e vendit, është si më poshtë:

Qarku Berat 7 mandate

2. Qarku Dibër 6 mandate

3. Qarku Durrës 14 mandate

4. Qarku Elbasan 14 mandate

5. Qarku Fier 16 mandate

6. Qarku Gjirokastër 5 mandate

7. Qarku Korçë 11 mandate

8. Qarku Kukës 3 mandate

9. Qarku Lezhë 7 mandate

10. Qarku Shkodër 11 mandate

11. Qarku Tiranë 34 mandate

12. Qarku Vlorë 12 mandate.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet