Mbyllja e shkollave dhe kopshteve, Basha: Shteti të paguajë njërin nga prindërit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkoi sot që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune, pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, tha Basha.

Këshilli i Ministrave vendosi sot mbylljen për 2 javë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, si masë parandaluese dhe frenuese të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet