Më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron së më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Nga çadra e opozitës përballë kryeministrisë, Basha tha: “po ua them me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së vet se zgjedhje me 18 qershor nuk do të ketë, Edi Rama do të largohet, një qeveri teknike do ti hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. Sipas tij, vendi duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Vendi së pari duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lira nga droga që shtrihet kudo, nga krimi që përgjon dhe kërcënon kudo. Kjo është një kauzë e madhe, e drejtë, një kauzë historike”, deklaroi kryedemokrati. Ai rikujtoi premtimin e tij se orën e parë të republikës së re do të anulojë ligjin për arsimin e lartë ndërsa shtoi se prej dy javësh PD ka nisur punën për hartimin e ligjit të ri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet