Më shumë moderacion kundër informatitetit. Shumë shpejt manual sjelljeje për tatimorët

Rama, çdo biznes i ndershëm duhet të japë kontributin e tij për të luftuar së bashku çdo veprim dhe sjellje negative të administratës

Tiranë - Qeveria shqiptare pranon se mund të ketë patur dhe tejkalim të normave të sjelljes nga ana e tatimoreve gjatë operacionit kundër informalitetit. Shpejt do të aplikohet një kod sjelljeje për tatimorët, ndaj bizneseve, çfarë pritet të përmirësojë dhe raportin ndërmjet tyre. Gjatë këtyre 45 ditëve, Kryeministri Rama la të kuptonte se mund të ketë patur dhe një ushtrim të pakujdesshëm të këtij operacioni çfarë mund të cënojë jo pak, lirinë dhe të drejtat e biznesit të vogël. "Ekziston rreziku që operacioni të dëmtojë dhe ata të cilët janë në rregull. Nëse administrata troket vazhdimisht pa arsye ose gjen për të kërkuar prapë të njëjtat gjëra, kjo e cënon rëndë klimën e biznesit dhe filozofinë e atij që merret me biznes” u shpreh kryeministri në takim ku merrin pjesë edhe përfaqësues të biznesit të vogël. Sipas kryeministrit çdo biznes i ndershëm duhet të japë kontributin e tij për të luftuar së bashku çdo veprim dhe sjellje negative të administratës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. vlora  e Enjte 5 Nëntor, 2015

    ik or trap se e cove vendin ne pike tfundit