'Influenca e papërshtatshme' dënohet me ligj. Media dhe opozita kundër nenit 13 të Reformës

Në draftin e Reformës në drejtësi është shtuar një nen i ri, i cili dënon gazetarët që ushtrojnë influencë ndaj prokurorëve për çështje të caktuara.

Neni 13 thotë: ‘Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet me ligj’

Sipas opozitës, termi ‘influencë e papërshtatshme’ është term i gjerë dhe lë shteg për përdorimin abuziv të këtij ligji. Basha është shprehur se pas këtij neni qëndron Edi Rama, ndërsa siguron se ai nuk do të kalojë kurrë, pasi është i rrezikshëm. Kreu i opozitës ka ftuar gazetarët të hetojnë mënyrën sesi ky nen mbërriti në parlament, për të zbardur të vërtetën që fshihet pas tij.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe 4 shoqatat e gazetarëve në Shqipëri. Në një qëndrim të përbashkët, kanë kërkuar nga parlamenti të mos e votojë këtë nen. Sipas tyre ky është një akt i pastër censure dhe një rrezik i madh për demokracinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet