Mesazhi i Selisë së Shenjtë për Meten: ''Lutem që të forconi angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit''

Papa Francesco uron Presidenti i ri Ilir Meta për marrjen e detyrës. Në një mesazh dërguar nga Selia e Shenjtë, Papa shpreson në angazhimin e Metes për të forcuar solidaritetin dhe unitetin e qytetarëve shqiptarë. “Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet”, thuhet në mesazhin e urimit të Atit të Shenjtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet