Mësimi ka filluar dhe prindërit janë të shqetësuar. Dikush nuk po i njofton!

Zv.kryeministri Erion Braçe bën apel: njoftoni universitetet që mësimi ka filluar zyrtarisht, dhe shton, prindërit janë të shqëtësuar për vitin shkollor që po humbin fëmijët e tyre. Njoftimi u bë në Instagram. Zv.kryeministri teksa vë në dukje që 8 kërkesat janë plotësuar, shprehet se studentët janë në shtëpi se mendojnë që shkollat janë të mbyllura.

"Boll me dhune e rrena! 8 kerkesa jane plotesuar e po plotesohen sipas afateve te vendosura! Prinderit duan te dergojne femijet ne shkolla te shqetesuar per vitin qe po humbin dhe shpenzimet e kryera! I kane femijet ne shtepi sepse i dine shkollat mbyllur e pa mesim! Universitetet te njoftojne publikisht qe ka nisur mesimi! Nuk ka degjuar asnje rektor ta bej kete! Prinderit nuk kane degjuar asnje rektor ta thote kete!"

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet