Ilir Meta, President

Meta anuloi zgjedhjet, mbrohet me argumente të përgjithshme. Mazhoranca fillon të enjten proçedurat e shkarkimit

Presidenti Ilir Meta firmosi Live para mediave në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti në orën 8.00 të këtij mëngjesi, dekretin ku anuloi zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai tha se pa pasur një datë të caktuar nga presidenti nuk mund të mbahen zgjedhjet. Kreu i shtetit bëri për herë të parë publik argumentet e këtij vendimi, dhe tha se zgjedhjet vendore janë shtyrë në një afat të pacaktuar. Data e re theksoi ai, duhet të vijë me marrëveshje politike mes palëve. "Në çdo rast shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet e 30 qershori nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër. Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm për të parandaluar situatën dhe do shpërbejë si nxitje për dialog. Në Shqipëri vendi po shkon drejt votimeve një partiake që do të bënte një regres për të ardhmen europiane të vendit. Nëse zgjedhjet do bëhen pa garë do përcillte një mesazh të gabuar se Shqipërisë është orientuar në një qasje të ndryshme nga ajo që ka ndjekur deri më tani", tha Meta. Meta tha se shfuqizimi i dekretit dhe anulimi i zgjedhjeve, sipas tij behet për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Alsid  e Hënë 10 Qershor, 2019

    Jetojme ne nje vend qe se kupton I pari te dytin 🙁😞😞