Meta merr përsipër rolin e negociatorit për Reformën në drejtësi

Zbardhet takimi ndërmjet kryeparlamentarit Meta dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, në lidhje me Reformën në drejtësi. Meta u shoqërua në takim nga shefi i kabinetit të Kuvendit, Sokol Dervishaj, ndërsa Basha nga nënkryetari i komisionit të Reformës, Oerd Bylykbashi. Gjatë takimit, Basha i paraqiti Metës, propozimin e PD, për emërimin e anëtarëve të drejtësisë, nëpërmjet vendeve të rezervuara. Sipas Metës ky ishte i vetmi ngërç midis palëve për zhbllokimin e proçesit. Kryeparlamentari konfirmoi angazhimin e Lulzim Bashës për miratimin e Reformës, ndërkohë që shprehet se ka marrë përsipër rolin e negociatorit, për të vendosur konsensus midis palëve. Meta ka shtuar në fund se mbetet i hapur për çfarëdolloj dialogu, për të shkuar sa më shpejt drejt miratimit Reformën në drejtësi, si dhe bëri thirrje për një proces të hapur dhe transparent.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet