Meta përgëzon Kryeministrit Zaev për votimin

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet rrjetit social Facebook ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ku shton se kjo është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë”, shkruan kryetari i Republikës së Shqipërisë në rrjetin social Facebook.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet