Meta përqafon Haradinaj në Prishtinë, si Rama, i bindur në pafajësinë e tij: flet dhe për sigurinë e rajonit

Kreu i shtetit, Ilir Meta takoi dje në Prishtinë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë. Takimin e ka bërë publik vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me foto nga takimi. “Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj.

Meta ishte ndër të parët politikanë që reagoi pas dorëheqjes. “Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka shkruar Meta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet