CEZ, Berisha nuk ka kundërshtim nëse e hetojnë amerikanët

Dekriminalizimi, mosdakortesitë mes mazhorancës dhe opozitës do t'i dërgohen komisionit të Venecias

TIRANË - Ilir Meta kërkon hetim me prokurorë amerikanë. Lajmi u dha sot për gazetarët menjëherë pas vizitës së bërë në Komunitetin Mysliman për festën e Kurban Bajramit. Drejtësia shqiptare nuk ia del pa SHBAnë dhe prokurorët amerikanë. Meta fton që të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështjeje që akuzohet nga opozita se u ka kushtuar disa qindra milionë Euro qytetarëve shqiptarë dhe ku "janë akuzuar mjaft figura politike dhe qeveritare. Meta siguron Berishën "jam i sigurtë dhe besoj se jo vetëm Berisha, por të gjithë të tjerët do t’i bashkohen kësaj kërkese konkrete nëse janë vërtetë të gatshëm të kontribuojnë për dekriminalizimin dhe luftën kundër korrupsionit - tha Meta - kjo çështje e meriton një hetim ndërkombëtar, e theksoj amerikan. SHBAtë janë të interesuara më shumë se çdo aleat tjetër për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe krimit të organizuar sepse ka të bëjë me standartet kombëtare të sigurisë së Shqipërisë...SHBAja në çështjen e shumë debatuar të CEZit, jo vetëm që nuk janë të përfshira, por nuk kanë konflikt interesi. Dua të theksoj se si LSI do të kërkojmë në kuadër të reformës në drejtësi që për çështje të hetimit, kur akuzohen politikanë të niveleve të larta për akuza që kanë të bëjnë me lidhjen e tyre me krimin e organizuar, apo me skandale korruptive, gjithmonë të kemi prokurorë amerikanë. Për aq sa të rimëkëmbet besimi të drejtësia jonë, pasi dihet se ky besim është i lëkundur”.

LSI kërkon konsensus bipartizan për proçesin e dekriminalizimit, pra nuk ka qenë për iniciativa të njëanshme nga askush, përfshirë dhe LSI . “Jemi të kënaqur që dje kemi arritur konsensuesun në konferencën e kryetarëve në mënyrë që komisioni bipartizan të mblidhet, të gërshetojë çka ka të përbashkët në të dy drafte. Gati në 90% e propozimeve janë të përbashkta dhe të gjitha propozomet e tjera për të cilat nuk ka dakortësi, t’i dërgohen menjëherë Komisionit të Venecias dhe pas reagimit ato të pranohen pa kushte, cilat do të jenë rekomondimet e tyre” tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet