Presidenti Meta nesër takim me Komisionin e jashtëm

Ditën e nesërme, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me Komisionin e Jashtëm. Takimi do të zhvillohet herët në mëngjes në orën 08:15 në ambientet e Presidencës. Në fokus të takimit do të jenë diskutimet për paktin detar me Greqinë. Presidenti Meta ka kërkuar dy herë sqarime të hollësishme për të dhënien e autorizmit për nisjen e negociatave me Greqinë. Një ditë më parë, opozita në Komisonin e Jashtëm ka kërkuar një seancë dëgjimore me Presidentin në lidhje me këtë çështje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet