Meta: nuk do të falen të dënuarit për krim brenda familjes

Kreu i shtetit Ilir Meta ka komentuar për herë të parë vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi, duke thënë se nuk do të amnistonte asnjë të dënuar për krim brenda familjes. Lajmi u shpërnda në një komunikatë për shtyp. Presidenti deklaroi se gjatë mandatit të tij do të tregohej i kujdesshëm për të mos ndërrmarrë asnjë nismë faljeje për personat që kanë ushtruar dhunë apo kanë kryer krime kundër familjes. Ai la të hapur dhe mundësinë e amendamenteve ligjore, duke bërë thirrje për ndryshime në lëgjislacion.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet