Meta: nuk më ka interesuar asnjëherë posti i kryetarit të PS

Kryetari i Lëvizjes socialiste për integrim, Ilir Meta, u shpreh përpara mediave se i qëndron marrëveshjes së bërë me PSnë, duke cilësuar se vazhdimisht partia që ai drejton, ka marrë vendimet e duhura. Ai sqaroi edhe koalicionin me Partinë demokratike, duke sqaruar se lidershipi i PS në 2008ën synonte përjashtimin dhe margjinalizimin e LSIsë, duke e detyruar të bëjë këtë manovër në interes të vendit. I pyetur se nëse nuk do të ishte shkëputur nga PS 12 vjet më parë, sot ai mund të kishte marrë drejtimin e PSsë, Meta tha se asnjëherë nuk ka qënë ky një nga qëllimet e tij. Meta më tej ka vlerësuar përgjegjshmërinë e LSI ndaj sfidave të vendit, si dhe mbështetjen e madhe që ajo ka ndaj të rinjve. Në fund kreu i LSI komentoi edhe dorëheqjen e Haxhinastos, duke thënë se shkaku kryesor ishte angazhimi në programin politik dhe elektoral të kësaj partie.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet