Meta: partitë të marrin përsipër përgjegjësitë

Presidenti i vendit Ilir Meta foli. Ai bëri thirrje që klasa politike të marrë përsipër përgjegjësitë e veta, dhe nënzivon: mos u fshihni pas ndërkombëtarëvë. Presidenti flet per krizë politike, kushtetuese, institucionale, dhe përfaqësimi. “Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë. Por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve tanë, të cilët kërkojnë normalitet, por gjithashtu të vazhdojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon me sfida të rëndësishme dhe kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim”, ka theksuar Meta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet