Metollari: opozita e re duhet të bashkohet dhe të ecë në të njëjtën rrugë

Jo të gjithë deputetët do ta ndiqni Bashen në vendimin e tij dhe kjo ishte e dukshme, sepse dorëzimi i mandatit ishte një kërkesë tepërt. Krijimi i Bindjes Demokratike erdhi në momentin e duhur, por dobësia e këtyre forcave politike është se po ecin të gjithë në rrugë të ndara. Suksesi i tyre është tek forca e bashkimit dhe e agregacionit që do të tregojnë figurat e reja. Kështu tha mbrëmë në emicionin televiziv në Tv Scan "Argument", nga Enio Civici, opinionistja Doriana Metollari. "Me këtë lëvizje të djegies së mandateve PD/LSI e dinte se do të dobësohej nga brenda, pasi deputetët që nuk pranuan të japin mandatin nuk do të bënin fushatë pro partive. Kolacioni këtë e dinte, prandaj vendosi të bojkotonte zgjedhjet. Rrëzimi i qeverisë nuk vjen me zgjedhje lokale", tha Metollari.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet