Michael Roth: ''Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit të opozitës''

Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth ka dënuar sot dhunën e opozitës shqiptare ndaj institucioneve. Në një mesazh pas takimit në Berlin me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj, Roth ka dhënë një mesazh shumë të qartë për opozitën, që dhuna nuk është është aspak e pranueshme. “Takim me Gent Cakaj në një moment kyç, të rëndësishëm. Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit të opozitës. Një mesazh shumë i qartë për opozitën. Dhuna nuk është aspak e pranueshme. Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë. Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna”, – thekson ministri gjerman Roth.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet