Ministrat e jashtëm europianë në Tiranë, do të çelin dialogun politik

Pas Pashkëve priten zhvillime të rëndësishme në fushën e politikës shqiptare, pas propozimit që u bë nga dyshja Rama-Meta për të kërkuar ndihmën e ndërkombëtareve për dialog më PDnë. Këtë javë priten të vijnë në Tiranë ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, ai i holandës Bert Koender. Në agjendën e tyre politike janë vendosur takime me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Ndërmjetësi i këtyre bisedimeve do të jetë kryetari i komisionit të Jashtëm të parlamentit Europian Favid McAllister, i cili ka vënë si kusht arritjen e një marëveshjeje politike, përpara se të mbërrijë në Tiranë. Po dje, kreu i Shtetit Bujar Nishani, në mesazhin e tij për Pashkët uroi po ashtu që politikanët të gjejnë një zgjidhje me sa me pak pasoja për njëri-tjetrin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet