Ministri i Brendshëm i Francës nis sot vizitën në Tiranë së bashku me delegacionin francez

Ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collomb ka mbërritur dje në Shqipëri për një vizitë dyditore në kuadër të ftesës së homologut të tij ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Së bashku me ministrin e Brendshëm francez ka mbërritur dhe një delegacion i gjerë ku bëjnë pjesë deputetë, drejtues bashkish si dhe drejtues të Policisë franceze. Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb do të zhvillojë sot një takim me ministrin Xhafaj, Presidentin e Republikës si dhe kryeministrin Edi Rama. Ndërsa Grupi i deputetëve dhe kryetarët e bashkive do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj. Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Collomb do të zhvillojë edhe një vizitë në ‘Muzeun e Gjetheve’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet