Ministria e energjitikës jep fonde për ''Paktin e Universitetit''

Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku ka anuluar proçedurat e partineritetit publik privat per aksin Thumanë - Kashar. Fondet e planifikuara për këtë aks rrugor do të shkojnë në favor të studentëve. Ministrja ka bërë të ditur gjithashtu, se financimi i projektit të rrugës mbetet prioritet i qeverisë dhe po shihet mundësia që ai të përfshihet në zgjerimin e Tiranë – Durrës. Sipas Ballukut, ideja është që pikërisht aksit Kashar – Rrogozhinë t’i shtohet dhe aksi Thumanë – Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu qoftë një lidhje shumë me të shpejtë midis veriut dhe jugut gjatë sezonit turistik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet