Ministrja Gjonaj premton transparencë për konkurset në hipoteka

Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, punonjësit e hipotekave do të futen të gjithë në testim, për të vlerësuar aftësitë. Lajmin e dha dje Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e cila njoftoi po ashtu tha se është hapur konkursi dhe për 26 drejtuesit e hipotekave në rrethet: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Skrapar, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Bulqizë, Devoll, Fier, Has, Kolonjë, Kurbin, Kuçovë, Mallakastër, Mat, Mirditë, Përmet dhe Pogradec. Në planin e qeverisë për 100 ditët e para, reforma do të prekë kryesisht proçedurat e shërbimeve publike, për titujt e pronësisë dhe me konkurse në vend, të të gjithe përsonelit. Para pak ditësh Rama kishte publikuar një status ku shkruante që hipotekat janë pjesët më të prekura të sistemit të pushtetit. Ai kishte paralajmëruar deputetët, para disa ditësh në një takim, të mos "futeshin mik" për emërimet në administratë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet