Mision vëzhgimi dhe nëse reforma kalon në Palament

Knut Fleckentein lexoi dje raportin e tij, gjashtë faqesh, për situatën në drejtësi, para Komisionit të politikës së jashtme të Parlamentit europian, i cili do t'ia kalojë për analizë parlamentii Europian në seancën e radhës. Eurodeputetët më pas do të vendosin për rekomandimet që pritet të çelin ose jo negociatat me Shqipërinë.

Nga raporti i europarlamentarit gjerman, doli që nuk do të ketë negociata pa reformën në drejtësi. Qeveria shqiptare, bëri të ditur kohët e fundit se shpresonte po ashtu që reforma të miratohej deri muajin tjetër, por beteja për votimin e saj në Parlament është ende e fortë sepse palët duken se po bëjnë lojën e vet politike.

"Reforma në drejtësi do të sigurojë paanshmërinë e e Gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese" shkruan Fleckentein në raport. Kritika dhe për dënimet e pakta që po marrin individë të caktuar në luftën kundër krimit dhe mungesa e bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë.

Eurodeputeti inkurajon Komisionin Europian të rekomandojë çeljen e negociatave, por pas miratimit të reformës në drejtësi, kyç për çlirimin e vendit nga kthetrat e korrupsionit, krimit dhe sigurimit të pavarësisë institucionale, por dhe një herë, topi kalon në fushën e politikës. Për këtë Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati takoi Komisionerin e zhvillimit të BEsë Johanes Hahn, pak kohë para konferencës ministeriale që do të mbahet në Tiranë.

Asistenca europianë nuk do të mungojë, por duket se BE do të vendose ti mbajë sytë hapur ndaj politikës shqiptarë, dhe nëse reforma në drejtësi kalon. "Duhet të dërgojmë një mision vëzhgues nga Bashkimi Europian për të parë sesi do të votohet dhe zbatohet më pas reforma" tha në një intervistë për Top Channel gjermani Fleckentein.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet