Mustafa në NY, presim liberalizimin e vizave

Kryeministri i kosovës takon komisionerin e BEsë. Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave

PRISHTINË - Kryeministri Isa Mustafa u takua me komisionerin e BEsë, Dimitris Avramopoulos. Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zv.kryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, u bisedua për agjendën integruese të Kosovës në BEsë. Mustafa e njoftoi për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe reformat e tjera si pjesë e zhvillimit të vendit. Ai tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proçeseve. Komisioneri i BEsë për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BEsë për Kosovën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet