Mustafaj këshillon Bashën: një 'koalicion blu' mund të japë fitoren

Ish ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, i ka sugjeruar kreut të PD, Lulzim Basha, që të krijojë një koalicion të qëndrës së djathtë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Kjo deklaratë vjen një ditë pas ftesës që Basha i bëri Ilir Metës, për t’u bashkuar në koalicion me të. Sipas Mustafajt, ty dyja formatet e koalicioneve janë provuar në Shqipëri, por ajo për të cilën ka nevojë PDja, është riorganizimi i qëndrës së djathtë. Nga eksperienca e tij, Mustafaj shprehet se vetëm politikat ekonomike të qëndrës së djathtë dhe ato liberale, e kanë çuar përpara ekonominë dhe në vende që kanë provuar kriza. Deklaratën e Bashës për krijimin e një koalicioni të madh dhe ftesën për LSInë, ish ministri i Jashtëm e sheh si një hapje të pistave që po bën Basha në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet