Ekonominë e shqipërisë e merr në dorë një grua. Urimet e ministrit Beqaj. Basha: Ekonomi u shpërblye për zhvatje

Është zëvendësuar numri një i financave të vendit. Në vend të Shkelqim Canit është emëruar Arben Ahmetaj, ish ministër ekonomie tashmë, dhe në vend të këtij të fundit ish zv.ministrja e shëndetsisë Milva Ekonomi. Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj uroi Ekonomin në rrjetin social: “Urime dhe suksese për postin e ri. Faleminderit për punën dhe përkushtimin këto dy vjet e gjysëm bashkëpunimi në Ministrinë e Shëndetësisë” shkruan Beqaj në Twitter. Kryeministri Edi Rama duke firmosur letrën për zëvendësimin e Canit i kërkoi të vazhdonte të jepte kontributin e tij si deputetet dhe anëtar i Komisioni të ekonomisë dhe financave, çfarë Cani e siguroi për këtë publikisht.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i konsideroi "arnime korruptive" që pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës, ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar. "Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes...Rama dekoroi sot dhe modelin e koncesioneve korruptive në shëndetësi, një prej vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit ku u ndanë mbi 338 milionë euro me miqtë dhe klientët e tij. Si zv.ministre e Shëndetësisë zonja Ekonomi ka qenë një punëtore e palodhur në këtë skemë të madhe zhvatje. Për këtë kontribut ajo shpërblehet nga Rama duke u emëruar Ministre e Ekonomisë" shkruan Basha në Fb.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet