Ndryshimet e Kodit: ngjedhjet me proporcional kombëtar ose prim

Nëse parlamenti i ri do të ndërmarrë një reformë zgjedhore, ndryshimet ligjore duhet të fillojnë menjëherë në shtator.

Zëvendëskryetari i KQZ-së, Denar Biba thotë në një intervistë për Shqiptarja.com se dy vjet kohë deri në zgjedhjet lokale duhet të përdoren për testim të praktikave të reja.

“Ajo që më duhet të them, përtej çdo debati me bindjen absolute profesionale, është se nuk ka sisteme zgjedhore perfekte. Çdo sistem favorizon ose defavorizon elemente të ndryshëm të demokracisë. Maxhoritarë na jep një sistem të qëndrueshëm ekzekutiz, ama zhduk shumë nuanca të demokracisë, të përfaqësimit të vullnetit popullor. Sistemi proporcional na jep një erashkë të plotë të ngjyrimeve demokratike, por ama shkojmë tek një ekzekutiv relativisht të dobët sepse lejon futjen e shumë partive nga më të voglat dhe pa peshë reale elektorale në Parlament. Aktualisht ne kemi sistemin proporcional rajonal, ku Shqipëria ndahet në 12 rajone secila prej tyre si Shqipëri e vogël, ka ide të ndryshme për proporcional kombëtar me prag të lartë, ka ide për t’iu rikthyer sistemit që parashikonte kushtetuta e 98 mazhoritar i korrektuar me proporcional”, sqaron Biba.

Ai shton se prim është një element teknik për proporcionalët kombëtarë dhe i jepet partisë e cila del e para. “Dhe teksa proporcionali jep një ekzekutiv të dobët, primi në njëfarë mënyre e zbut këtë dobësi duke i dhënë një hov më të madh edhe disa vende plus në Parlament partisë që del e para. Nga ky këndvështrim proporcional kombëtar, me tresoldin e lartë dhe me prim mund të ishte një zgjidhje pozitive por të gjitha do të mbeten në vlerësim të legjislatorit.

Ai nuk është dakord për votim elektronik, por thotë se identifikimi dhe numërimi elektronik janë të mjaftueshëm dhe të mundshëm.

“Përsa i përket teknologjisë, vlerësoj se, por duhet të nxitohet, ky 2 vjetësh që kemi përpara,testimi i saj veçanërisht në numërim personalisht nuk do të isha për një aspekt të plotë që i gjithë rrethi zgjedhor që nga identifikimi, votimi , numërimi, dërgimi i të dhënave i gjithi të bëhej elektronik, për mendimin tim identifikimi dhe numërimi janë të mjaftueshëm, sepse votimi elektronik e distancon qytetarin nga procesi zgjedhor dhe ne që jemi demokraci e re, mirë është që qytetari të vazhdojë ta ndjejë demokracinë përmes letrës kur e prek dhe e hedh në kutinë e votimit sesa të shkojë atje përmes një touchscreen elektronik, dhe të mos e kuptojë se ku shkon vota e tij plus që do t’i lindin dyshime a mund të manipulohet teknologjia apo jo, kurse votimi është mekanik dhe fare mirë mund të bëhet, natyrisht kushtojnë, por duke qenë se ne numërimin e kemi të përqëndruar edhe kostot janë relativisht më minimale”, deklaron Biba.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet