Në çdo rast, refugjatët do të jenë vetëm tranzit. Ministrja Kodheli në Komisionin e sigurisë. Prezent dhe Armando Prenga

Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e refugjatëve sirianë, siguron Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli në Komisionin parlamentarë për Sigurinë kombëtare, ku ajo raportoi për masat ndaj refugjatëve në Mesdheun lindor dhe diskutimet e bëra në Ministerialin e NATOs të zhvilluar gjatë datave 10-11 shkurt.

“Vendimi kryesor i marrë gjatë Ministerialit ishte zhvendosja e Grupit të Gatshëm Detar 2 të NATO në Detin Egje, ku do të ndihmojë Greqinë, Turqinë dhe Bashkimin Evropian me trafikun e mijëra refugjatëve që vijnë nga lindja e Aleancës. Në ministerial u ra dakord gjithashtu me rritjen e prezencës dhe gatishmërisë së forcave të Aleancës, shtimin e policimit ajror në Turqi, shtimin e pranisë detare në Detin e Zi dhe atë Mesdhe si dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Turqisë” tha Kodheli.

Grupi i punës i përbërë nga ministritë e linjës nën drejtimin e zëvendëskryeministrit ka bërë një inventarizim të mundësive tona nëse fluksi i refugjatëve kalon nga Shqipëria, që në të gjitha rastet do të shërbejë vetëm si vend tranzit, thotë Minist, e cila ka komunikuar lidhur me këtë temë me komisionerin e BEsë për migracionin, punët e brendshme dhe shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.

Gjatë punimeve të Komisionit ishte prezent dhe deputeti Prenga, i cili është në hetim nga prokuroria për plagosje me dashje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet