Në një vit, shtatë gra të vrara nga dhuna
Vokshi dhe Ademi apel për ndryshimin e gjendjes dhe mbrojtjen e shtetit

Politika duket e impenjuar fort në çështjen e dhunës ndaj gruas, pas ngjarjeve të ditëve të fundit.

Demokratet e shohin të lidhur këtë dramë me pasojat e varfërisë së tejskajshme, papunësisë dhe depresionit. Në një takim të mbajtur në Shkodër, Albana Vokshi tha se: "Varfëria e tejskajshme është një prej arsyeve të kësaj dhune. Kjo qeveri e ka rritur nivelin e varfërisë nga 12.5% sa ishte në 2013, në 50%. Dhe këto statistika pasqyrohen në raportin e Bankës Botërore", tha ajo.

Kryetarja e bashkisë së shkodrës Voltana Ademi raportoi shifrat e dhunës esktreme. "Në Bashkinë Shkodër janë rreth 47 raste ekstreme të grave dhe të rejave që janë trajtuar në sistemin e referencës, ndërkohë sistemi nuk funksionon. Në Shkodër varfëria është shumë e madhe, 571 gra marrin ndihmë ekonomike", tha Ademi.

Në një vit, 7 gra janë vrarë prej dhunës në familje, 5 prej tyre me urdhër - mbrojtje. Janë regjistruar më shumë se 3 mijë raste dhune në 3 muajt e fundi të 2015.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet