Në pritje të hapjes së ambasadës japoneze në Tiranë, Meta takon Ministrin e jashtëm japonez

Kryeparlamentari ende në detyrë Ilir Meta takoi priti sot Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi, me të cilin ndanë besimin se hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona. Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet