Negociatat: Mogherini pas tre ditësh në Tiranë

Përfaqësuesja e lartë për çështjet e jashtme, Federica Mogherini zhvillon një vizitë në Ballkan, nga datat 17-19 Prill. Ajo zhvillon një vizitë në Tiranë, Mal të Zi, e Serbi. Takimet që Mogherini do të mbajë më krerët e këtyre vendeve vijnë pas diskutimeve për Ballkanin perëndimor në Këshillin për çështjet e jashtme që do të mbahet më 16 prill, në Luksemburg, dhe pas miratimit të paketës së Zgjerimit, që do të paraqitet nga Mogherini së bashku me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, në Strasburg, më 17 prill. "Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së Bashkimit Europian, pjesë e një Unioni më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të bashkuar”, pat thënë Mogherini. Më 18 prill, në Shkup, ajo do të marrë pjesë në një takim jozyrtar të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet