Dialogu, Rama: ''Gjejmë zgjidhje, votojmë vettingun''
Basha: ''përmes formimit të një qeverie teknike''

Demokratët nuk tërhiqen nga kërkesa për Qeveri teknike, ndërsa Kryeministri Rama shkroi sot në Facebook: "Gjejmë zgjidhje, votojmë vettingun dhe shkojmë në zgjedhje", pa përmendur qeverinë teknike. “Kemi 36 orë që i kemi vënë në dispozicion negociatorin tonë dhe do ta ketë në dispozicion nëse me të vërtetë do dialog. Dialog për zgjidhjen e krizës politike përmes formimit të një qeverie teknike”, deklaroi Basha. Kjo kërkesë e opozitës u përkrah edhe nga deputeti austriak Michael Hammer, që kryeson grupin e miqësisë Shqipëri-Austri. “Në këtë moment, besimi për qeverinë aktuale nuk është i madh, ndaj është momenti të gjejmë një alternativë tjetër për zgjedhje të lira. E vetmja zgjidhje për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri teknike”, tha Hammer.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet