Nishani në aeroport ? Shefi i protokollit tim ishte në Kryeministri

Pritja ne aeroport që Presidenti i Republikës Bujar Nishani i bëri Sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry, nuk ka ikur pa u komentuar nga mediat. Në një interviste televizive, dhe Kryeministri Edi Rama ka preferuar të thotë të tijën për këtë gjest, që mediat e quajtën jo protokollar. "Nuk kam dëshirë ta komentoj. Ai është presidenti i Shqipërisë. Është edhe presidenti im kur takon këdo qoftë që vjen nga jashtë. Për hir të vërtetës nuk do të doja që presidentin e vendit tim ta shihja duke bërë shefin e protokollit në Rinas. Besoj se mbi normën elementare ka prevaluar dashuria për SHBA - komenton Rama, dhe në fund një thumb - Kur Sekretari i Shtetit erdhi në kryeministri, tek dera e priti shefi i protokollit."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet