Nuk mban me kupa. Ja kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri !

Socialistët hedhin 'bombën'. Nesër në Pallatin e Kongreseve, pamje, shifra, grafikë nepër historikun e trafikut të drogës në vend

TIRANË - Socialistët kanë bërë gati dosjen me prova dhe kësaj here do t'i shohin të gjithë. Kryeministri Edi Rama premton se qytetarët do t'i ndjekin Livetv skena të trafikut të drogës. Bëhet fjalë për një organizim i brendshëm i përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, ku do të ketë me siguri pamje filmike, grafikë, shifra dhe fakte si përgjigje e të gjitha akuzave për trafik droge, lidhje me bandat kriminale, të bëra nga opozita. Nesër në orën 11:30, mendohet live nga Pallati i Kongreseve. Rama ka njoftuar sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook se, atje paraqiten prova e fakte se "kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet